Në kuadër të Ditës së Danubit, Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni në bashkëpunim me #AMBU, UNDP Albania dhe kryebashkiakun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, z.Tonin Marinaj u bënë pjesë e aktivitetit “Dialogu mbi lumenjtë ndërkufitarë –fokusuar në Lumin e Vermoshit si pjesë e basenit të madh të lumit Danub”.
Në takimin e mbajtur Vermosh u promovua Lugina e Vermoshit, ku u inaugurua tabela orientuese duke theksuar rëndësinë e Basenit të Vermoshit.
Në një bashkëbisedim me studentë të ekselencës në Inxhinierinë e Mjedisit dhe ekspertë të fushës u diskutua mbi menaxhimin e integruar të lumenjve ndërkufitare në basenin e lumit Drin, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe përfitimi i komunitetit.
Lugina e Vermoshit, me dy degët e saj, Lëpushës dhe Grebenit është pjesë e Basenit të Danubit, si pjesë e 19 shteteve ku shtrihet baseni i këtij lumi.