DISIPLINA DHE SJELLJA ETIKE NË INSTITUCION

 

Kodi i etikës së Institucionit shërben:

– për të përcaktuar sjelljet e pranueshme/papranueshme;

– për të promovuar standarde të larta të praktikës;

– për të siguruar një pikë referimi për anëtarët që duhet përdorur për vetëvlerësim;

– për të krijuar një kornizë për sjellje profesionale dhe përgjegjësitë;

– si një mjet për identitet në punë;

– si një shenjë e pjekurisë profesionale.

 

Orari i punës dhe qëndrimi gjatë kohës së punës Orari i punës në Institucionin e Prefektit është ai që përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi për administratën publike nga e hëna në të enjte 08.00-16.30 dhe ditën e premte 08.00-14.00
  • Ky orar zgjatet në mënyrën e parashikuar në ligj sipas nevojave të institucionit. Për rastet kur punonjës, në mënyrë të përsëritur dhe të pajustifikuar, nuk zbatojnë orarin zyrtar të punës, fillojnë procedura, për dhënien e masave disiplinore në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e punës dhe kontratën individuale të punës
Gjatë orarit zyrtar nëpunësi është i detyruar ta shfrytëzojë kohën e punës me efiçencë dhe vetëm për kryerjen e detyrave të tij funksionale. Gjatë orarit zyrtar të punës ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale të Facebook, Twitter, etj. dhe komunikimet nepermjet postës elktronike, të cilat nuk lidhen me kryerjen e detyrave funksionale. Po kështu ndalohet përdorimi i kohës së punës (kohës brenda orarit zyrtar të punës) për lojra kopjuterike, ose lojra të tjera të ndryshme. Gjatë orarit zyrtar të punës nëpunësi mund të largohet për arsye pune, shëndetësore ose arsye të tjera të justifikueshme, me miratim/leje të eprorit direkt (përgjegjësit të sektorit/zyrës përkatëse). Në rast se nëpunësi ka raport mjekësor që justifikon mosardhjen në punë, ai duhet të lajmërojë me anë të një mesazhi të shkruar eprorin direkt (përgjegjësin e sektorit përkatës), brenda orës 09.00 të ditës, në të cilën nuk do të paraqitet në institucion. Raporti mjekësor duhet të depozitohet në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse brenda 3 ditësh, duke filluar nga dita në të cilën nëpunësi nuk është paraqitur në institucion. Nëpunësi civil ka detyrimin të shfrytëzojë kohën e punës me efiçencë dhe vetëm për kryerjen e detyrave të tij.

Etika për punonjësit e Institucionit Nëpunësit dhe punonjësit e Institucionit duhet të ruajnë reputacionin, dinjitetin, si dhe të qëndrojë larg çdo veprimi, qëndrimi apo sjellje e cila mund të zhvlerësojë emrin e mirë të nëpunësit dhe institucionit që përfaqëson. Nëpunësi dhe punonjësi i Institucionit është i detyruar t’u përmbahet normave të etikës gjatë orarit të punës. Nëpunësit dhe punonjësit e Institucionit duhet të ruajë konfidencialitetit që buron nga ligji në lidhje me informacionin dhe materialin që njihet dhe merr dijeni gjatë kryerjes së detyrës. Ky konfidencialitet nuk është i kufizuar në kohë. Nëpunësi duhet të jetë i sjellshëm në marrëdhënie dhe në komunikimin shkresor e verbal me eprorët, kolegët dhe vartësit e tij si dhe të respektojë parimet e etikës sipas legjislacionit në fuqi. Veshja e nëpunësve meshkuj duhet të jetë serioze (paraqitja me pantallona serioze e këmishë), ndërsa për nëpunëset femra, veshja duhet të jetë serioze, jo ekstravagante me funde shumë të shkurtra apo këmisha e bluza dekolte. Nuk lejohet përdorimi i linjës telefonike të brendshme për qëllime private, përveç rasteve familjare urgjente. Në takime pune, mbledhje me titullarët e Institucionit, në raportimin tek eprorët aparati i telefonit celular duhet të jetë i fikur ose pa tingull. Të gjithë nëpunësit që disponojnë numër celulari, sipas kontratës së Institucionit, janë të detyruar ta mbajnë të hapur këtë numër gjatë 24 orëve. Në të gjitha ambientet e Institucionit është rreptësisht e ndaluar përdorimi dhe mbajtja e pijeve alkoolike. Në të gjitha ambientet e Institucionit është rreptësisht e ndaluar pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund të lejohet vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim. Në komunikimin e përditshëm brenda institucionit, nëpunësit duhet të respektojnë shkallën hierarkike. Gjatë  komunikimit, çdo nëpunës duhet të  karakterizohet nga  etika dhe respekti i ndërsjellë. Komunikimi verbal në ambientet e Institucionit nuk duhet të bëhet me zë të lartë.

Organizimi i takimeve me personat e interesuar Takimet me personat e interesuar kryhen vetëm në sallën e marrëdhënieve me publikun dhe jo në ambientet e zyrës ku punohet.
  1. Punonjësit mund të takojnë të interesuarit/përfaqësuesit e palëve, apo dëshmitarët, ekskluzivisht gjatë orarit zyrtar, si dhe brenda ambjenteve të Institucionit apo në kohën dhe në ambjentet që kanë lidhje me proçesin që zhvillohet.
  2. Përzgjedhja e një vendi dhe orari takimi, të ndryshëm nga ai që parashikohet në piken 1, kërkon për çdo rast marrjen e pëlqimit nga ana e eprorit të drejtpërdrejtë.
  3. Deri në momentin e pregatitjes së ambjenteve brenda Institucionit për zhvillimin e bisedimeve me të interesuarit, punonjësit duhet t’i shmangin situatat, që kërkojnë lënien e të interesuarit vetëm në ambjentet e njësisë.

Kerkesat dhe çeshtjet për diskutim me personat përfaqësues
  1. Punonjësit mund të takohen ose të zhvillojnë konsultime/rakordime për çështjet që lidhen me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet qendrore në nivel vendor, vetëm me përfaqësuesit e këtyre të fundit, që përmenden në statutin e tyre, ose që kanë autorizim të posaçëm.
  2. Takimet apo konsultimet/rakordimet, për të cilat flitet më lart, duhet të paraprihen nga kërkesa për të paraqitur si dhe nga verifikimi i autorizimit statutor, ose të posaçëm, të nënshkruar nga personat që kanë të drejtën e përfaqësimit të njësisë ose institucionit
  Informacioni i dhënë gjatë takimit Punonjësit mund t’i japin bashkëbiseduesit të tyre informacione lidhur me çështjet, që ky i ka bërë me dije Institucionit, vetëm kur këto informacione nuk bien ndesh me dispozitat e ruajtjes së sekretit shtetëror, zyrtar, apo tregtar.

Pjesmarrja në takim dhe dokumentimi i takimit
  1. Në bisedat me palën e proçesit administrativ apo me dëshmitarin e këtij proçesi, duhet të marrin pjesë të paktën dy punonjës të
  2. Në rastet kur kushti i përmendur në par. 1, nuk mund të plotësohet, punonjësi që merr pjesë në takim, përpilon një protokoll zyrtar të takimit, që ia paraqet eprorit të drejtpërdrejtë.
  3. Nëse gjatë takimit, për të cilin flitet në paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni, punonjësit e Institucionit janë vënë në zotërim të informacioneve, apo materialeve ndihmëse, duhet të përpilojnë një protokoll për eprorin e drejtpërdrejtë, në të cilin të theksojnë informacionet, apo materialet e përfituara.

Orientimi i përsonave, për çeshtjet jashtë kompetence
  1. Në rastet kur çështjet e diskutuara i kapërcejnë kufijtë e çështjes, për të cilën është kërkuar takimi, por ende përfshihen në kompetencat e Institucionit, bashkëbiseduesi/i interesuari duhet të orientohet tek sektori/zyra tjetër brenda
  2. Për çështje të tjera, nga ato që përmenden në paragrafin 1, bashkëbiseduesi/i interesuari duhet të orientohet tek organet kompetente të administratës shtetërore, ose tek njesi e Institucione të tjera
  Mospranimi i dhuratave
  1. Punonjësit e Institucionit nuk mund të kërkojë, ose të pranojnë dhurata, të cilat mund të cënojnë besimin e punëdhënësit tek paanshmëria e vendimeve të marra prej punonjësit.
  2. Fakti i propozimit të dhuratës, për të cilën flitet në paragrafin 1, duhet të deklarohet menjëherë me shkresë konfidenciale, (pa përdorur rrugën zyrtare), gjatë një bisede personale me Titullarin e Institucionit (Prefektin e Qarkut), i cili vërteton marrjen e shkresës, duke vënë firmën dhe datën, në kopjen e shkresës që mban punonjësi
  • Punonjësi mund te pranoje dhurata nga qeveritë e huaja apo organizatat ndërkombëtare, brenda kufijve normale te shprehjes se mikpritjes dhe trajtimit qe buron prej saj, kortezise apo protokollit, nëse nuk tejkalohen kufijtë e traditës dhe te zakoneve te vendit ku jepen, nuk vene ne dyshim objektivitetin, ndershmërinë dhe paanshmërinë e nëpunësit dhe nëse nuk komprometojnë imazhin dhe integritetin e Republikës se Shqipërisë.
  1. Në asnjë rast, punonjësi nuk mund te pranoje dhurata ne vlere
  Shkelje disiplinore Shkelje disiplinore, konsiderohen;
  1. Mosrespektimi i kohës dhe i orarit zyrtar të punës, si dhe përdorimi i kohës së punës për qëllime të tjera, jashtë përmbushjes detyrave
  2. Moskryerja e detyrave, apo mosrespektimi i përsëritur i afateve te caktuara për kryerjen e
  3. Sjellja e parregullt, gjate kohës se punës, me eproret, me koleget, me vartësit dhe me
ç. Braktisja e punës, ose mungesa e pajustifikuar në punë, e cila ka sjellë pasoja në veprimtarinë e institucionit
  1. Dëmtimi i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar, krijimi pa shkaqe te pranueshme i mundësisë për dëmtim apo keqpërdorimi i pronës shtetërore.
  2. dh) Kryerja, brenda apo jashtë kohës se punës, e veprimeve, qe ulin ose cenojnë figurën e nëpunësit civil, institucionin apo shërbimin civil ne tërësi.
  3. Kryerja e punëve apo veprimtarive, te cilat cenojnë interesat e detyrës zyrtare ose qe pengojnë përmbushjen e
  ë) Shkelja e rregullave te etikes.
  1. Moszbatimi i dispozitave ligjore ne përmbushjen e detyrave
  2. Shkelja e rregullave te përcaktuara për ruajtjen e sekretit shtetëror apo te mirëbesimit për te dhënat, te renditura si te tilla;
  3. gj) Shprehja e mendimeve apo kryerja e veprimtarive publike me karakter partiak ne rolin e nëpunësit ose gjate orarit te punës.
Masa disiplinore quhet e përshtatshme, vetëm nëse është ne përputhje me shkeljen disiplinore. Ne përcaktimin e masave disiplinore merren parasysh shkaqet dhe rëndësia e shkeljes disiplinore, shkalla e fajësisë, rrethanat ne te cilat është kryer shkelja, pasojat e shkeljes, rezultatet e vlerësimit individual, sjellja e përgjithshme ne kryerjen e detyrave, si dhe nëse ka marre masa.disiplinore te mëparshme, te cilat nuk janë shlyer