VIZITE STUDIMORE NË SHËRBIMIN METEOROLOGJIK USHTARAK

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektiti “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me drejtorine e shkollës “Gjergj Vatë Martinaj”, Velipoje dhe Zyrën Vendore të Arsimit Shkodër, organizuan një vizitë studimore në ambjentet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Tiranë, për nxënësit e kalsës së 9-të të kësaj shkolle.

Ky aktivitet, pason senacat ndërgjegjësuese në nivel teorik të zhvilluara në këtë shkollë, duke i dhënë mundësinë pjesmarrësëve të zgjerojnë njohuritë e përfituara edhe në nivel praktik.

Nxënësit, nëpërmjet shpjegimeve që iu dhënë nga personeli i meteorologjise, u njohën më nga afër me të gjithë proçedurën e parashikimit të kushteve atmosferike, duke filluar që nga marrja e të dhënave nëpërmjet sensorëve të përdorur për matjen e fenomeneve atmosferike, si barometër, termometër, higrometër, anenometër, matësin e shiut, etj., përpunimin e të dhënave nëpërmjet sistemeve të posaçme dhe deri në parashikimet afat-shkurta, afat-mesme dhe afat-gjata të motit. Po ashtu, nxënësit u njohën edhe me proçedurat e përcjelljes së informacionit, institucioneve përkatëse si dhe rëndësine e paralajmërimit të hershëm si një instrument që mund të minimizoje dëmet që shkaktohen nga kushtet atmosferike ekstreme.

Megjithëse shumica e fatkeqësive natyrore nuk mund të parandalohen, ne ende mund të bëjmë shumë për të zvogëluar pasojat e tyre nëse jemi të mirëinformuar, të familjarizuar me masat parandaluese dhe të përgatitur për reagime adekuate. Numri i katastrofave në nivelin global është në rritje, sikurse dhe intensiteti i pasojave të tyre, të cilat prekin të gjitha kategoritë e popullsisë, përfshirë edhe fëmijët.

Senacat me karakter informues dhe ndërgjegjësues u organizuan në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2” qëllimi i të cilit është të forcojnë kapacitetet e institucioneve dhe shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësite natyrore dhe për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës lokale mbi rreziqet e fatkeqësive natyrore.

Projekti zbatohet nga institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në rolin e përfituesit.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësite Natyrore

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Departamentin e