Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësite Natyrore

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Departamentin e Gjeografisë, organizuan një aktivitet informues në formën e “info day”. Ky aktivitet kishte në fokus informimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejshëm të popullates lidhur me situatat e fatkeqësive natyrore, me një theks kryesisht mbi përmbytjet dhe zjarret, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve si dhe kalimtarëve të rastit. Gjatë kësaj dite u shpërndanë fletëpalosje dhe broshura informuese me përmbajtje udhëzimin e qytetarëve për të përballuar në mënyrë sa më efektive fatkeqësitë natyrore me të cilat ato  mund të përballen.

 

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe të burimeve njerëzore të institucioneve dhe shërbimeve, veprimtaria e të cilëve mbulon fushën e mbrojtjes nga fatkeqësite natyrore, sikurse zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonat ku zbatohet projekti.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020

Shpërndaje

Share on facebook
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Të ngjashme..

Njoftime

Reduktimi i Rrezikut nga Fatkeqësite Natyrore

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, Prefekti i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, Departamentin e