U përmbyll me sukses trjanimi tre-ditor i organizuar në Shkodër, me temë “Parashikimet e motit dhe sistemet e hershme të paralajmërimit”. Në trajnim morën pjesë 24 përfaqësues të institucioneve në nivel vendor dhe qëndror, nga Shqipëria dhe Mal i Zi, veprimtaria e të cilëve mbulon fushat e hidro-meteorologjise, të mjedisit, zhvillimit urban, dhe departamentet e sistemit arsimor universitar të gjeografi-historisë. Pjesmarrësit patën mundësinë të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e ndryshimeve klimatike dhe ndikimin dhe pasojat e tyre, kushtet ekstreme të motit, përmbytjet dhe pasojat e tyre, rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve kompetente në kontekstin e fatkeqësive natyrore, uljen e rrezikut, sistemet e paralajmërimit të hershëm, etj. Trajnimi u mbajt nga Prof.Ervis Krymbi, pedagog pranë Universitetit të Shkodrës, me një përvojë të konsiderueshme në këtë fushë.