Në një takim me përfaqësues të Bashkive të Qarkut Shkodër dhe përgjegjësve të zyrave të gjendjes civile në Qark, diskutuam mbi rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin e regjistrimit dhe saktësimit të adresave të banimit.
Theksuam rëndësinë e informimit të qytetarëve për procesin, duke i kushtuar një vemendje të veçantë domosdoshmërisë së saktësimit të adresave me apelin për të gjithë qytetarët e #QarkuShkodër që s’kanë ende një adresë të deklaruar dhe të verifikuar të përfshihen në këtë proces përmes portalit E-Albania.
Ky proçes tejet i rëndësishëm do ti hapë rrugë krijimit të Regjistrit Kombëtar të Adresave si burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur se kush banon ku.