Është zhvilluar në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkoder Analiza e Vjetore e Punës së këtij institucioni për vitin 2021, me pjesëmarrjen e Zv. Ministrit së Brendshme z. Besfort Lamallari, si dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave znj. Alma Mele.
Gjatë kësaj analize nga Sekretari i Përgjithëm i Institucionit u shqyrtua veprimtaria e institucioneve qendrore në nivel vendor duke evidentuar disa nga arritjet dhe sukseset në përmbushjen e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave në nivel qarku por edhe problematikat që kanë dalë gjatë vitit 2021 dhe objektivat për vitin 2022.
Analiza u përqëndrua në çështjet më të rëndësishme, si:
Investimet në qarkun Shkodër si:
- Rikonstruksion i rruges Qafë Thore – Theth.
- By-pass Perendimor-Loti 1,2
- Përmirësim i shtresave asfaltike (Kuç – Ajasem)
- Ndërhyrje e integruar në përmirësimin e aksesit, shërbimeve dhe atraksioneve turistike në zonën e Alpeve Shqiptare, Bashkia Shkodër + Bashkia Malësi e Madhe ( Theth,Theth Nderlysaj, Boge).
- Përmirësim shtresa asfaltike (Bashkia Vau- Dejës)
- Investime në sektorin e ujit të pijshëm.
- Sistemi i ujitjes dhe kullimit.
- Shëndetësi – Arsim.
- Sektorin e energjisë elektrike.
Vemëndje të veçantë iu kushtua edhe turizmit gjatë vitit 2021:
- Është garantuar siguria publike në zonat turistikedhe ështe ndjekur zbatimi i masave dhe protokolleve anti COVID-19. (Rimëkembja ek. Impakt turizem)
- Ështëpërmirësuar niveli i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve për krijimin e një mjedisi të pastër.
- Është përmirësuar niveli i shërbimit shëndetësor, furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
- Është përmirësuar infrastruktura rrugore drejt plazhit kurativ të Velipojës (Harku i Berdicës-Kryqëzim Baks-Rrjoll)
- Gjatë sezonit turistik është shtuar numri I hyrjeve të shtetasve të huaj.
- Bashkia Shkodër ka hartuar dhe miratuar hartën e stacioneve të plazhit.
Në fund të takimit u evdentuan edhe problematikat të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme:
- Çeshtjet e pronësisë mbi tokën bujqësore
- Menaxhimi i mbetjeve urbane për disa bashki në qarkun shkoder
- Menaxhimi i territorit dhe hapsirave publike në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
- Instrustuktura rrugore dhe promovimi i rezurseve turistike të qarkut etj.
Prefekti i Qarkut Shkodër kërkoi fokusimin e punës së institucioneve per vitin 2022 në:
- Parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente.
- Garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve (COVID-19)
- Përmirësimi i nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve
- Zhvillimi i një procesi parapërgatitor për zgjedhjet e 6-mars.
- Krijimin e një mjedisi të pastër brenda territorit të qarkut.
Analiza vjetore e punës e detajuar mund të shkarkohet këtu.