Në kuadër të zbatimit të Projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, në datën 4 Nëntor 2022 u zhvillua një aktivitet informues në formën e “info day” në pedonalen përpara Bashkisë Shkodër. Ky aktivitet kishte në fokus informimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejshëm të populates lidhur me situatat e fatkeqësive natyrore, kryesisht përmbytjet apo zjarret, duke tërhequr kështu vëmendjen e të pranishmëve si dhe kalimtarëve të rastit. Gjatë kësaj dite u shperndanë fletëpalosje dhe broshura informuese me përmbajtje udhëzimin e qytetarëve për të përballuar në mënyrë sa më efektive fatkeqësitë natyrore me të cilat ato mund të përballen.
Projekti “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, No. CFCU/MNE/158, ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe të burimeve njerëzore të institucioneve dhe shërbimeve, veprimtaria e të cilëve mbulon fushën e mbrojtjes nga fatkeqësite natyrore, sikurse zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonat ku do të zbatohet projekti.
Projekti zbatohet në partneritet nga Perfekti i Qarkut Shkodër dhe Fors Montenegro – Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.