Në takimin me Komitetin e Mbrojtjes Civile diskutuam masat parandaluese, mbrojtëse dhe reaguese, që duhet të merren nga bashkitë, inspektoriatet dhe institucionet ligjzbatuese, për përballimin e emergjencave sezonale dimërore.
Nënvizuam sfidat në mos zbatimin e VKM, nr. 695 “për ngritjen dhe funksionimin e strukturës së funksionimit kombëtar të planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile” për funksionimin e strukturave të emergjencave (drejtori/sektor) në bashkitë respektive, identifikimin e burimeve financiare dhe njerëzore, gjendjen teknike të stacioneve të hidrovorit, mirëmbajtjen e agjinaturave, gërryerjen e kundraligjshme të lumenjve.
Masat e marra në kohën e duhur, do të bëjë të mundur rritjen e efikasitetit të çdo strukture, për parandalimin, parapërgatitjen, përballimin dhe minimizimin e dëmeve nga rreziku i rreshjeve.
Ky takim organizohet gjithashtu në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2”, i cili ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe të burimeve njerëzore të institucioneve dhe shërbimeve, veprimtaria e të cilëve mbulon fushën e mbrojtjes nga fatkeqësite natyrore, sikurse zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimin e pajisjeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në zonat ku do të zbatohet projekti.
Projekti zbatohet në partneritet nga Perfekti i Qarkut Shkodër dhe Fors Montenegro – Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.