Sot me datë 24.03.2023, në Podgoricë ka përfunduar trajnimi tre-ditor për përfaqësuesit e shërbimeve hidrometeorologjike nga Shqipëria dhe Mali i Zi me temën “Sistemet e Parashikimit dhe Paralajmërimit të Hershëm“. Në trajnim morën pjesë 27 pjesëmarrës të cilët patën mundësinë të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e ngjarjeve ekstreme të motit në kuadër të ndryshimeve klimatike, masave të përshtatjes dhe forcimit të rezistencës së komunitetit ndaj ngjarjeve ekstreme të motit, produkteve satelitore dhe aplikimeve të tyre, parashikimi i ngjarjeve ekstreme të motit nëpërmjet modeleve me rezolucion të lartë, përdorimi i parashikimeve meteorologjike për vlerësimet e riskut sektorial etj. Trajnimi u mbajt nga trajnerë me përvojë të gjerë në këtë fushë – Dr. Natasha Strelec Mahoviq nga Organizata Evropiane për Përdorimin e Satelitëve Meteorologjikë (EUMETSAT) dhe Dr. Vladimir Gjurgjeviq, profesor në grupin meteorologjik të Fakultetit të Fizikës, Universiteti i Beogradi.
Trajnimi u organizua si pjesë e projektit “Katastrofat nuk njohin kufij 2“, i cili zbatohet nga institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër dhe qëllimi i të cilit është të forcojë kapacitetet e burimeve njerëzore të institucioneve dhe shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit si dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore përmes edukimit dhe ngritjes së nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve, modernizimit të logjistikës eksiztuese dhe përmirësimit të bashkëpunimit në zonën e synuar. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA II të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Aktivitetet kryesore përfshijnë prokurimin e pajisjeve për mbrojtjen nga përmbytjet dhe zjarri, prokurimin e pajisjeve për parashikimin e kushteve hidrometeorologjike dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm, trajnime ndërkufitare, ushtrime në terren dhe seminare për punonjësit në shërbimet dhe institucionet që merren me mbrojtjen dhe shpëtimin, konferencë për forcimin e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit, trajnime të lidhura me parashikimin dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm, fushatë për informimin e popullatës për rreziqet natyrore dhe reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë, seminare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ushtrime evakuimi, etj. Projekti zbatohet në partneritet me FORS Montenegro- Shoqata për Zvhillimin e Veriut të Malit të Zi.
Projekti zbatohet në Shqipëri rajonin e Shkodrës duke përfishrë bashkitë e Qarkut Shkodër dhe në Mal të Zi. Grupet kryesore të synuara të projektit janë shërbimet e mbrojtjes dhe shpëtimit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, popullata në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytje dhe zjarri si dhe sistemet arsimore para universitare.