PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR PREFEKTIN E QARKUT SHKODËR
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Prefektin e Qarkut Shkodër. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje Prefekti i Qarkut Shkodër) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Prefekti i Qarkut Shkodër do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Prefektit të Qarkut Shkodër nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.prefektishkoder.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik,do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Prefektit të Qarkut Shkodër është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Prefektit të Qarkut
Shkodër janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Prefektit i Qarkut Shkodër ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Prefektit të Qarkut Shkodër dhe përkatësisht: Ligji nr.107/2016 « Për Prefektin », Ligji nr.139/2015 «Për vetqeverisjen vendore», Ligji nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të
- Organ mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
- Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Prefekti i Qarkut Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.prefektishkoder.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
- Strukturën organizative të autoritetit publik;
- Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
- Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
- Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
- Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
- Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
- Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit.Në ato raste kur autoriteti publik vetë financohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
- Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/ partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr.9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
- Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
- Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Prefektit të Qarkut Shkodër një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
- Prefekti i Qarkut Shkodër gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Prefekti i Qarkut Shkodër. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai
Kategoritë e Informacionit publik | Baza Ligjore | Dokumenti/Përmbajtja | Afati kohor për publikim | Mënyra e publikimit | Sektori Përgjegjës për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij |
Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Autoriteti publik Të dhëna për arsimimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë. Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve | Neni 7/1/a/d | Urdhër i Kryeministrit CV prefekti Struktura e pagave | Pas botimit në fl/zyrtare Përditësohet pas çdo akt emërimi | Në faqen zyrtare Autoriteti | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Akte ndërkombëtare Ligje Akte nënligjore Dokument politikash Çdo dokument tjetër | Neni 7/1/b | Ligje Kode | Pas botimit në fl/zyrtare | Në faqen zyrtare në Menunë”Legjislacion” | Sektori Juridik |
Informacion për proçedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, | Neni 7/1/c/g | Format kërkese Format ankese Shpjeguese Adresa: Rruga “28 Nëntori”, 1 Shkodër Orari: ”E hënë-E | Pas miratimit të programit të transparencës Menjeherë në rast ndryshimesh | Në faqen zyrtare”Programi i Transaprencës Format kërkese dhe ankese | Kordinatori për të drejtën e informimit |
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit | Enjte” 08.00-16.30 E premte 08.00-14.00 | ||||
Të dhëna për vendodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës , emrin dhe kontakt et e korinatorit për të drejtën e informimit | Neni 7/1/ç | Kordinatori Edvin Rexhepi E mail: Tel:+35522242705 Adresa: Rruga “28 Nëntori”, 1 Shkodër Orari: E hënë-E Enjte 08.00-16.30 E premte 08.00-14.00 | Pas miratimit të urdhrit për caktimin e kordinatorit | Në faqen zyrtare”Programi i tranparencës/Kordinatori | Kordinatori për të drejtën e informimit |
Mekanizmat monitorues, Raporte auditi, Dokumete me tregues perfomance | Neni 7/1/dh | Raporte monitorimi dhe auditimi | Menjherë pas depozitimit në Institucion | Në faqen zyrtare Autoriteti | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Buxheti | Neni 7/1/ë | Buxheti | Pas miratimit të Ligjit për Buxhetin | Në faqen zyrtare programi i Transparencës | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Informacion për procedurat e prokurimit | Neni 7/1/f | Regjistri | Menjherë pas dërgimit në APP | Në faqen zyrate Autoriteti | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Informacione që kërkohen shpesh | Neni 7/1/k | Konfirmime të vendimeve të Këshillave Bashkiakë | Pas miratimit nga Titullari | Në menunë Programi i tansparencës/Regjistri i kërkesave | Kordinatori për të drejtën e informimit |
Shërbimet e Autoritetit Publik | Neni 7/1/f | Regjistri i njoftimeve | Përditësohet periodikisht | Në faqen zyrtare Autoriteti | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse |
Paraqitja e mendimeve dhenë hartimin e p/akteve etj. | Neni 7/1/gj | P/aktligjor dhe nënligjor p/strategji | Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues | Në faqen zyrtare Autoriteti | Sektori Juridik |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Neni 7/1/i | Tabelë | Pas miratimit të programit të transparencës | Në faqen zyrtare /Programi i transparencs/ regjistri i kërkesave | Kordinatori për të drejtën e informimit |
Informacione të tjera të dobishme | Neni 7/1/l | Takime të ndryshme | Pas miratimit nga Titullari | Në faqen zyrtare, në menunë Publikime | Prefekti |
Mbajtja e dokumentacioni nga Institucioni | Neni 7/1/h | LIGJ Nr.9154, date 06.11.2003 “Për Arkivat” | Pas miratimit nga Titullari | Në faqen zyrtare/Programi i transperencës | Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse/specialist Protokolli |
V. PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Prefekti i Qarkut Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.prefektishkoder.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.
VI. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.
Urdhër nr. 35, dt. 31/03/2021
Për një ndryshim në urdhrin nr. 187, datë 18.12.2020 “Për miratimin e Programit të Transparencës të rishikuar” të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Urdhër nr. 36, dt. 31/03/2021
Për një ndryshim në urdhrin nr. 188, datë 18.12.2020 “Për miratimin e Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar” të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Urdhër nr. 187, dt. 18/12/2020
“Për miratimin e Programit të Transparencës të rishikuar”
Urdhër nr. 188, dt. 18/12/2020
“Për miratimin e Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve të rishikuar”
Urdhër nr. 14, dt. 22/01/2015
“Për miratimin e Programit model të Transparencës”, i ndryshuar
“Modeli i kërkesës” (shkarko) dhe “Modeli i Përgjigjes” (shkarko)“Për dhënie të informacionit/ dokumentacionit” që rekomandohet të përdoret nga Autoritetet Publike, sipas lidhjes nr. 3;
Aktet shkresore që rekomandohen të përdoren nga Autoritetet Publike për vendimmarrjet sipas lidhjes nr. 4:
a. “Për refuzimin e formës së kërkuar” (neni 14/4) (shkarko);
b. “Për zgjatjen e afatit” (neni 15/3) (shkarko)
c. “Për rishikimin e dokumenteve të klasifikuara dhe shtyrjen e afatit”, (neni 17/5) (shkarko).
Programi i Transparencës Hyrje |
Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
Shërbimet që ofrohen nga AP | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP |
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e A.P
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Strategji
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun
- Koordinatori/Emri mbiemri
- Nr. i gjelbër
- Tel
- Adresa
- Orari
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
- Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
-
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
- tarifat përkatëse (nëse ka)
- formular aplikimi
- afati kohor
- procedurë ankimimi
- standardet për cilësinë e shërbimit
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
- Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
- Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes
- Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
- Regjistri i Kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas Modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri)
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
- Procedura e ankimimit
- Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat dhe përgjigjet
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.